Për shtatëzëna
Egziston një recept shumë i thjeshtë për të ushqyerit në kohën e shtatëzanisë: ai duhet të jetë i larmishëm dhe kalorik.
Ushqehuni shëndetshëm në mënyrë që fëmiu juaj të pranojë të gjitha kaloritë dhe vitaminet që ka nevojë.
Fëmija ka nevojë për një shumë të proteinave për zhvillimin e indeve të ndryshme të trupit dhe të organeve. Ky është materiali ndërtues më i rëndësishëm për qelizat tona. Ideal është një përzierje e proteinave të kafshëve dhe e bimëve. Protenia të kafshëve ka p. sh. në qumësht, kos, gjizë, djathë, vezë, peshk dhe mish pa yndyrë (vjam). Burimet e proteinave bimore janë: patatet, arrat, drithërat ose produkte soje. Nëse ju shikoni mish kritike: Shoqëria Gjermane për Ushqim rekomandon rreth 150 g mish, dy deri në tre herë në javë. Duke skuqur ose vluar.
Ky furnizues me energji dirigjon së bashku me hormonet e shtatzënësisë nivelin e glukozës në gjak, prej nga fëmiu varet. Nëse nuk ka "karburant" të mjaftueshëm atëher këtë e ndien së pari nëna me dobësi. I rëndësishëm në përzgjedhjen e burimeve të energjisë është kualiteti. Drithërat, perimet, patatet dhe pemët i japin trupit energji ngadal. Ushqimet me përmbajtje të sheqerit e zgjojin shpejt ndjenjen e të qenurit i uritur dhe kërkojnë më shumë.
Hormonet e shtatëzënësisë e ngrisin yndyrën në gjak tek nënat. Por me qëllim të mirë. Fëmiu në barkun e nënës ka nevojë për ydyrë sepse është nxitës për rritje. Porcioni i përditshëm i ydyrës (deri në 80 g) ndihmon furnizimin me ushqim të fëmiut dhe përdorimin e disa vitaminave, të cilët vetëm me ndihmën e ydyrës mund të pranohen nga trupi. Yndyra të shëndetshme janë ato të bimëve (si psh. Vaj- Sinapi (Brassica napus), Ulliri dhe Luledielli) dhe yndyrat qumështore. Ju guxoni të hani edhe gjalp mirëpo ju duhet të keni kujdes nga: disa lloje të salsiçeve, pomfritit, majonezit, soseve, torteve etj.
Vitaminat dirigjojnë të gjitha funksionet trupore me rëndësi. Në rast të të ushqyerit e balancuar ju nuk do të keni mungesë të vitaminave në shtatëzënësi. Burimet kryesore të vitaminave janë: Pemët, perimet dhe produktet e qumështit. Për energji të plote natyrore bleni pemë të freskëta ose të ngrira, këto i hani pa i përpunuar ose vetëm i avulloni me pak uj. Fletët e perimeve të gjelbëtra përmbajnë ndër tjerash dhe acidin folik.
Këto materiale për jetesë ju duhet vetëm në sasi të vogla. Përveq disa përjashtime ju i merrni të gjitha mineralet gjatë ngrënjes, nëse ju keni ushqim të balancuar.
Këto substanca luajnë rolin kryesor:
Kalciumi dhe Fosfori: Të rëndësishme për nënën dhe fëmijën për të ndërtuar dhe për të ruajtur kockat dhe dhëmbët. Burimi: produktet e qumështit.
Kaliumi: Substanca që rregullon ekuilibrin dhe sekretimin e ujit nga indet. Furnizues Ideal: banane, kajsi (edhe të thara). Në rast të ënjtjeve të pazakonta të krahëve dhe të këmbëve gjithsesi duhet ë konsultoheni me mjekun.
Hekuri: Pa këtë element magnetik gjaku ynë do të kishte një deficit serioz: hekur përkujdeset formimin e hemoglobinës (Hb), ngjyrës së kuqe e qelizave të gjakut. Detyra e tij është për të transportuar oksigjenin nga mushkëritë përmes arterieve në të gjitha qelizat e trupit. Hekuri mund të merret vetëm me ushqim. Burimet më të mira janë mishi, arra, buka e grurit, lakër jeshile, tërshëra dhe meli (Poaceae). Vitamina C nxit absorbimin e hekurit, magnezi e pengon atë . Prandaj merrni tableta magnezi kunder dhimbjeve 2 orë mbas bukës.
Tani edhe veshkat tuaja punojnë me shumë prandaj për funksionimin e shëndetshëm të tyre ato kanë nevojë për më shumë lëngje. Së paku dy litra ujë dhe një gjysmë litre qumësht duhet të konsumohen në ditë. Rreth kafesë diskutohet edhe sot shumë, mirëpo në diskusione bëhet fjalë për sasira të mëdha kafeje. Dy deri në tri kafe në ditë është një kornizë e shëndoshë e njejta gjë vlenë dhe me qajin e zi, mirëpo ju duhet të keni kujdes ndaj pijeve me gaz që përmbajnë shumë sheqer siq janë: Kola, Fanta etj. si dhe disa pije frutash përmbajnë shumë karori.
Rekomandohet që shtatëzënat të konsumojnë së paku 2 herë në javë peshkun, sepse aj është furnizues me acide yndyrore shumëfish të pa ngopura si dhe është burim për jod dhe selen. I përshtatshëm është peshku i detit i skuqur (fërguar), i zier ose i përgatitur në fritezë, gjithashtu mund të konsumohen edhe peshqit në konzervë ose protukte të pasterizuara të peshkut. Peshku është produkti ushqimorë më me rëndësi në shtatëzënësi. Nëse peshku nuk konsumohet dhe lihet menjëanë, gratë shtatzëna duhet të bisedojnë me mjekun e tyre në lidhje me plotësimin e acideve yndyrore esenciale.
Në tre deri në katër muajt e parë, shumë gra si pasojë e oreksit në rritje shtojnë në peshë. Deri në lindje ato shtojnë afërsisht 10 deri në 12 kilogram. Kjo është mesatarja. Ju mund të shtoni më pak dhe kjo është plotësisht në rregull, nëse ju ushqeheni mirë. Nëse ju shtoni shumë më shumë atëher mjeku juaj duhet të kujdeset që kjo të jetë një masë e shëndetëshme.