Për fëmijët në gji

Me qumësht gjiri ju i dhuroni foshnjës tuaj energji dhe kalori. Të ushqyerit e balancuar për ju është shumë i rëndësishëm. Mjafton të vëzhgoni disa rregulla kryesore të cilat vlejnë edhe për shtatëzëna.

  • të konsumohen shumë ushqime me bazë bimore dhe lëngje
  • më pak prodhime ushqimore nga kafshët
  • shumë pak ydyra dhe sheqer

Të hahet 5 ose 6 herë në ditë është më mirë se të hahet vetëm 3 herë dhe shumë. Ju duhet të konsumoni proteina çdo dit, pemë dhe perime të freskëta, produkte cilësore nga drithërat si dhe patatet janë po aq të rëndësishme.

Proteinat

Fëmija ka nevojë për një shumë të proteinave për zhvillimin e indeve të ndryshme të trupit   dhe të organeve. Ky është materiali ndërtues më i rëndësishëm për qelizat tona. Ideal është një përzierje e proteinave të kafshëve dhe e bimëve. Protenia të kafshëve ka p. sh. në qumësht, kos, gjizë, djathë, vezë, peshk dhe mish pa yndyrë (vjam). Burimet e proteinave bimore janë: patatet, arrat, drithërat ose produkte soje. Nëse ju shikoni mish kritike: Shoqëria Gjermane për Ushqim rekomandon rreth 150 g mish, dy deri në tre herë në javë. Duke skuqur ose vluar.

Karbohidratet

Ky furnizues me energji dirigjon së bashku me hormonet e shtatzënësisë nivelin e glukozës në gjak, prej nga fëmiu varet. Nëse nuk ka "karburant" të mjaftueshëm atëher këtë e ndien së pari nëna me dobësi. I rëndësishëm në përzgjedhjen e burimeve të energjisë është kualiteti. Drithërat, perimet, patatet dhe pemët i japin trupit energji ngadal. Ushqimet me përmbajtje të sheqerit e zgjojin shpejt ndjenjen e të qenurit i uritur dhe kërkojnë më shumë.

Yndyrat

Hormonet e shtatëzënësisë e ngrisin yndyrën në gjak tek nënat. Por me qëllim të mirë. Fëmiu në barkun e nënës ka nevojë për ydyrë sepse është nxitës për rritje. Porcioni i përditshëm i ydyrës (deri në 80 g) ndihmon furnizimin me ushqim të fëmiut dhe përdorimin e disa vitaminave, të cilët vetëm me ndihmën e ydyrës mund të pranohen nga trupi. Yndyra të shëndetshme janë ato të bimëve (si psh. Vaj- Sinapi (Brassica napus), Ulliri dhe Luledielli) dhe yndyrat qumështore. Ju guxoni të hani edhe gjalp mirëpo ju duhet të keni kujdes nga: disa lloje të salsiçeve, pomfritit, majonezit, soseve, torteve etj.

Vitaminat

Vitaminat dirigjojnë të gjitha funksionet trupore me rëndësi. Në rast të të ushqyerit e balancuar ju nuk do të keni mungesë të vitaminave në shtatëzënësi. Burimet kryesore të vitaminave janë: Pemët, perimet dhe produktet e qumështit. Për energji të plote natyrore bleni pemë të freskëta ose të ngrira, këto i hani pa i përpunuar ose vetëm i avulloni me pak uj. Fletët e perimeve të gjelbëtra përmbajnë ndër tjerash dhe acidin folik.

Mineralet

Këto materiale për jetesë ju duhet vetëm në sasi të vogla. Përveq disa përjashtime ju i merrni të gjitha mineralet gjatë ngrënjes, nëse ju keni ushqim të balancuar.
Këto substanca luajnë rolin kryesor:

Kalciumi dhe Fosfori: Të rëndësishme për nënën dhe fëmijën për të ndërtuar dhe për të ruajtur kockat dhe dhëmbët. Burimi: produktet e qumështit.

Kaliumi: Substanca që rregullon ekuilibrin dhe sekretimin e ujit nga indet. Furnizues Ideal: banane, kajsi (edhe të thara). Në rast të ënjtjeve të pazakonta të krahëve dhe të këmbëve gjithsesi duhet ë konsultoheni me mjekun.

Hekuri: Pa këtë element magnetik gjaku ynë do të kishte një deficit serioz: hekur përkujdeset formimin e hemoglobinës (Hb), ngjyrës së kuqe e qelizave të gjakut. Detyra e tij është për të transportuar oksigjenin nga mushkëritë përmes arterieve në të gjitha qelizat e trupit. Hekuri mund të merret vetëm me ushqim. Burimet më të mira janë mishi, arra, buka e grurit, lakër jeshile, tërshëra dhe meli (Poaceae). Vitamina C nxit absorbimin e hekurit, magnezi e pengon atë . Prandaj merrni tableta magnezi kunder dhimbjeve 2 orë mbas bukës.

Lëngjet

Natyrisht që gjatë gjidhënjes rriten edhe nevojat tuaja për lëngje. Gjatë gjidhënjes lërëni një gotë uj ose uj të përzier me lëng frutash ose një gotë me çaj pa sheqer gati dhe nëse keni etje pijeni atë.

Këtyre gjërave duhet të ju shmangeni

Konsumimi i duhanit dhe alkoholit është rreptësisht i ndaluar. Mos provoni të mbani diet për tu dobësuar, sepse trupi juaj ka nevojë për të gjithë energjinë për të prodhuar qumësht. Sa i përket përdorimit të medikamenteve, ju duhet të konsulltoheni gjithësesi me mjekun. Ju duhet të konsumoni peshk së paku 1 deri në 2 herë në javë.