Mbrojtja e të dhënave

Mbrojtja e të dhënave dhe kushtet e përdorimit

Vizitore e nderuar, vizitor i nderuar i faqes tonë të internetit,

faleminderit që po e vizitoni faqen tonë të internetit!
Mbrojtjen e të dhënave personale dhe informatave neve e trajtojmë si temë shumë serioze prandaj me anë të kësaj shkrese dëshirojmë të iu informojmë për mbrojtjen e të dhënave dhe ofertat tona në internet.
Në rastë se ju keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë temë mos ngurroni të na kontaktoni!

Shpresojmë që faqja jonë do të iu ndihmojë në pyetjet dhe kërkesat tuaja.

Sinqerisht ekipi i Medikos Pharma

Datë: 17.02.2016

  1. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale:Në momentin kur ju e vizitoni faqen tonë të internetit dhe klikoni butonin OK i cili iu shfaqet lartë ju keni pranuar kushtet e përdorimit të faqes tonë të internetit www.medikospharma.com.
    Vizita e faqes tonë të internetit mund të bëhet pa dhënë të dhënat e juaja personale. Ne dimë vetëm emrin e provajderit tuaj të internetit si dhe emrin e shfletuesit me të cilin ju i shfletoni faqet e internetit si dhe cilat faqe apo produkte shiqohen më së shumti, mirëpo pa ditur të dhënat e juaja personale.
  2. Përdorimi dhe dhënja e mëtejme e të dhënave personale:Në rastëse ju na kontaktoni neve psh: me anë të tel, emailit, formularve për kontakt ose porosi të materialit informues neve i ruajmë të dhënat vetëm me qëllim kontakti, informata rreth produkteve, përdorimit të tyre dhe mardhënje tjera biznesore. Ne nuk i japim të dhënat personale apo biznesore palës së tretë pa pëlqimin tuaj.
  3. Siguria e të dhënave:Ne përdorim masa teknike të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja nga manipulimet, mirëpo ne theksojmë se transmetimi i të dhënave në Internet (për shembull, gjatë komunikimit me e-mail ose formular) mund të ketë boshllëqe të sigurisë. Një mbrojtje të plotë e të dhënave ndaj aksesit të paautorizuar nga palët e treta është e pamundur.