Këshilla për gjidhënje

Afër 90% e të gjitha nënave fillojnë ta ushqejnë foshnjen pas lindjes me qumësht gjiri. Me këtë ato plotësojnë të gjitha kriterjet për një start të mirë në jetë të foshnjës. Sepse qumështi i nënës përmban të gjitha çka fëmiut tuaj që nga fillim i nevoitet.

Pse është qumështi i nënës shumë i rëndësishëm?

Të ushqyerit me gji është nga natyra më e mira për fëmiun tuaj. Në gjashtë muajt e parë fëmiu juaj merr të gjitha që ati i nevoiten. Qumështi i gjirit është gjithmonë i gatshëm për pirje, gratis dhe nga ana higjenike i përkryer. Për veq kësaj qumështi i gjirit mund ta zvogëlojë rezikun për alergji si dhe ta furnizojë atë me "Abwehrstoffen", të cilat e mbrojnë atë në muqjt e parë nga infeksionet.

Shënim:
Organizata botërore e shëndetësisë rekomandon që foshnjet përgjatë gjashtë mujorit të parë të ushqehen vetem me qumësht gjiri. Shumica e nënave mundohen që ta ndjekin këtë rekomandim, mirëpo jo të gjitha nënat mund ta ushqejnë foshnjen me qumësht gjiri siç ato dëshirojnë. Për këto raste egziston piùlatte plus nga Humana e cila ju ndihmon në formimin e qumështit të gjirit si dhe kujdeset që ju ta ushqeni foshnjën tuaj rehat.
  • Qumështi i gjirit është mrekulli e natyrës

Shkencërisht është konstatuar se fëmijët të cilët ushqehet me gji kanë më pak infeksione se fëmijët të cilët nuk ushqehen me gji. Qumështi i nënës përmban shumë antitrupa të cilët e ndihmojnë foshnjën në formimin e mbrojtjes imunitare. Direkt pas lindjes gjiri i nënës e dhuron të ashtuquajturin qumështi i parë (tek populli kulloshtra) ose lat. Colostrum i cili konsiderohet si vaksinim i parë mbrojtës i foshnjës. Mbas afro dy ditëve rrjedh qumështi me përmbajtje të yndyrës dhe energjisë. Kah mbarimi i javës së dytë formohet qumështi i grave i cili e furnizon femiun në muajt në vijim me të gjithat që ati i duhen pë një zhvillim të shëndoshë.

  • Përzierje e përsosur për një zhvillim të shëndetshëm

Në vitin e parë fëmiu juaj rritet enorm shum. Krqhasuar me një të rriturit fëmiut në këtë fazë i nevoitet gati tri herë më shumë energji, po në të njejtën kohë zhvillohet edhe truri, nervat dhe qelizat e shiqimit. Edhe sistemi i tretjes dhe ai imunitar janë jo plotësisht të ndërtuara. Për tu zhvilluar në mënyrë të shëndetëshme fëmiut tuaj i duhen shumë yndyra, vitamina, karbohidrate dhe minerale, të gjitha këto i ofron qumështi i nënës.

  • Mirë për fëmiun dhe nënën

Qumështi i gjirit bën mirë. Ndihmon lidhjen nënë-fëmijë si dhe ka përfitime në aspektin shëndetësorë. Tek nënat të cilat ushqejnë me gji rindërtohet mitra më shpejtë, ato sëmurën shumë rrallë dhe ndihen emocionalisht të balancuara. Për një kohë të gjatë zvoglohet reziku i kancerit në gji si dhe kancerit të vezoreve.

Si duhet ta ushqej fëmiun me gji?

Për ta ushqyer fëmiun tuaj për një kohë të gjatë në mënyrë të relaksuar pa ndonjë shqetësim, ju duhet që nga fillimi ta zgjeni pozicionin e përshtatshëm për ju. Lëreni që tju ndihmoj mamia, motra medicinale ose pyetëni mjekun tuaj. Këtu ju mund ti gjeni disa këshilla elementare, se çka duhet të vëreni.

 

ushqyerja_me_gji_1

Ofroni fëmiut tuaj të pijë gji në formën "C-Kapje", me gishta ndër gji dhe me gishtin e madh mbi thimthë kështu mund ta mbani gjirin tuaj pa e prekur areolën (pjesën rrethore).

ushqyerja_me_gji_2

Kur ta vëndosni fëmiun për të pirë, vëndosni thimthën tek buzët e tijë. Sapo ai ta hap gojën mjaftueshëm, shtyejeni kokën e fëmiut me kujdes dhe lehtë në drejtim të gjirit. Sigurohuni që fëmiu thithë të gjithë thimthën si dhe që ka një pjesë të madhe të areolës në gojë.

ushqyerja_me_gji_3

Mbroni gjirin tuaj dhe mos lejoni që fëmiu juaj të thithë gjirin si biberon. Posa fëmiu juaj të jetë ngopur duke pirë gji, futeni gishtin e vogël nga anash në gojë për ta ndërprerë vakuumin dhe për ta hequr fëmiun nga gjiri.

Shënim:

Nëse ju nuk mund ta ushqeni fëmiun tuaj me gji siç ju dëshironi, Humana ofron piùlatte plus me fuqi vepruese të gjëmbaqit të shenjtë dhe qerbashit. Ndihmon formimin e qumështit dhe ndihmon që ju të mund ta ushqeni fëmiun tuaj të relaksuar. Më shumë info këtu!

Cilat janë pozicionet për gjidhënje?

Ju mund ta ushqeni fëmiun tuaj ulur, shtrirë dhe në këmbe. Ju duhet ti ndërroni pozicionet e dhënjës së gjirit gjatë ditës për ta zbrazur gjirin në mënyrë të barabartë dhe për ta parandaluar bllokimin e qumështit. Ju duhet ta ktheni fëmiun tuaj në drejtim tuajin në mënyrë qe fëmiu të mos e këthej kokën në drejtim të gjirit.

 

ushqyerja_me_gji_4

Në të shumtën e rasteve fëmiu vendoset në mënyrë horizontale para barkut, koka e tijë shtrihet në parakrah. Nëse jeni duke ushqyer ulur ju mund ti relaksoni muskujt e krahërorit dhe të krahut duke e vendosur një jostak për gjidhënje ndër fëmiun tuaj përkatësisht ndër parakrah.

ushqyerja_me_gji_5

Kapja në shpindë rekomandohet, kur e ndieni gjirin nga anash më të rëndë dhe nuk zbrazet mirë. Fëmiu shtrihet nga anash tek "kukat". Parakrahu mban shpindënd dhe dora mbanë kokën në atë mënyrë që ju të keni kontakt me sy.

ushqyerja_me_gji_6

Kur ju ushqeni fëmiun shtrirë, ju mund të relaksoheni mirë. Në këtë rast ju jeni shtrirë në krahë, dhe jeni me fëmiun tuaj bark në bark. Sigurohuni që fytyra e fëmiut të jetë në një nivel me thithkën. Për këtë mbështetëni kokën në një jostak dhe futëni krahun paksa më përpara.

Si mund të ndodhin problemet në gjidhënje

Pamvarësisht dëshirës së shumë nënave për të ushqyer me gji, mund të ndodhë fatkeqësisht që shpesh shumica e nënave të mos mund e ushqejnë fëmiun me gji. Kjo mund të ketë disa arsye të mundëshme.

Shënim:
Nëse keni probleme me të ushqyerit me gji ju lutem konsultohuni me maminë ose me pediatrin. Me ndihmën mjekësore mund të zgjidhni ose menjanoni shumë probleme. Për veç kësaj Humana ofron piùlatte plus, ndihmon formimin e qumështit si dhe kujdeset që ju të ushqeni të relaksuar fëmiun tuaj me gji.
  • Ushqyerja me gji në pozitë të gabuar ose dhurimi i rrallë për të pirë gji

Shumë nëna e ushqejnë fëmiun rrallë me gji. Në këtë rast vlen: Sa më shpesh që ju ta ushqeni fëmiun me gji aq më mirë formohet qumështi. Nëse ju e poziciononi fëmiun tuaj në mënyrë jo korrekte për të pirë, mund të shfaqen infekte të thimthës "thithkës" ose bllokada të qumështit.

  • Ushqimi jo korrekt dhe mungesa e hidratimit

Gjatë ushqimit me gji ju humbëni shumë lëngje dhe kalori. Kushtoni vëmendje që të pini ujë/ lëngje sa më shumë dhe të ushqeheni shëndetshëm. Ushqimi i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për nënat në kohën e lehonisë dhe të cilat ushqejnë me gji. Për më shumë këtu!

  • Stresi dhe pagjumësia

Mbas lindjes  shumica e nënave ndihen të lodhura dhe të dobëta. Trupi i lodhur i tyre prodhon kortizol dhe dopaminë, këto janë hormone të cilat e pengojnë prodhimin e qumështit. Për ta parandaluar këtë ju duhet shpeshherë të bëni pauza për të pushuar dhe qetësuar si dhe gjatë gjidhënjes ju nuk duhet ti bëni vetes presion.