Ushqimi shërues HN me MCT

Për ushqim normal në rast të diarresë (barkqitjes së lëngshme) tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël që kanë probleme me tretjen e yndyrave. Ushqimi shërues Humana përmban të gjitha mineralet elementët gjurmë dhe vitamina në sasi të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e organizmit dhe gjithashtu mund të përdoret pas konsultimeve mjekësore në periudha afatgjate.

Të gjitha në një shiqim:

  • Që nga lindja
  • MCT (trigliceride me zingjir mesatar) për furnizim të shpejtë me energji
  • Lehtë i tretshëm – laktozë dhe reduktim të ydyrave
  • Me banane- nxit normalizimin e shpejtë të barkqitjes
  • Pa gluten
  • Sipas moshës mund të përgatitet për shishe ose si ushqim
  • Përmbajtja 300 g

Përgatitja

Vini re mirë udhëzimin për përdorim gjatë përgatitjes së ushqimit për bebe.
Përgatitja jo korrekte ose ruajtja e shishes së përgatitur për një periudhë të gjatë mund të çojë në probleme shëndetësore përmes rritjes së mikroorganizmave të padëshirueshëm.
Përgatitëni ushqimin të freskët para çdo kohe kur fëmiu juaj duhet të ushqehet dhe ushqeni atë menjëherë. Mbetjet ushqimore mos i ripërdorni.

Para se të përgatitni ushqimin shishen, thithësen dhe rrethin pastroni mirë.
Kujdes: Ftoheni shishen në temperatur për pirje (37°C)  ndryshe fëmiu juaj mund të pësoj djegie në gojë!

Si ushqim në shishe: Vloni ujin e pijës e më pas lëreni të ftohet deri në 70°C (ose ngroheni ujin për bebe të Humana në 70°C). Sasinë e duhur të pluhurit si dhe gjysmën e sasisë së duhur të ujit e hedhni në shishe, mbylleni shishen dhe tundeni fort. Kujdes: Ruani duart nga shishja e nxehtë duke përdorur një leckë. Pas tundjes hudheni dhe pjesën tjetër të ujit në shishe dhe tundeni përsëri mirë.

Për ta ftohur ushqimin në temperatur për pirje futeni shishen me ushqim në një enë të mbushur me ujë të ftohët ose hapeni rubinetën dhe lëreni shishen të qëndrojë (afro 5-7 min.) nën ujë. Pastaj tundeni përsëri shishen e më pas kontrolloni me kujdes temperaturen e ushqimit. Për këtë ushqim përdoreni thithësen për pure (nga NIP).

Sigurohuni që fëmiju juaj mos të qëndroj në afërsinë tuaj gjatë përgatitjes së ushqimit (Rrezik djegie nga spërkatja)

Përgatitja si pure:  vlojeni ujin e pijes dhe lëreni deri afërsisht në 50°C të ftohet ose ngroheni në 50°C ujin për bebe nga Humana.
Sasinë e duhur të pluhurit hidheni në një enë, ujin e vluar e të ftohur hidheni në enë dhe përzieni deri sa masa të arrijë trashësine që ju dëshironi.

 

Dozimi
Forma e përgatitjes Uj (ml) Lugë matëse Ushqim i ngatshëm për ngrënje
Përgatitja e ushqimit për shishe (14 %) 120 4 130 ml
150 5 170 ml
180 6 200 ml
210 7 230 ml
Pure (25%) 150 10 200 g

Ju lutem përdorëni lugën matëse e cila gjindet në paketim. Luga zë afro 4,7 g pluhur.