HN
Është ideal për ndërtimin e të ngrënit mbas sëmundjes nga abarkqitja (diarrea) tek bebet. Ushqimi shërues përmban të gjitha mineralet, vitaminat në sasi të mjaftueshme për mbulimin e nevojave si dhe mbas konsultimit me mjekun mund të përdoret për një kohë të gjatë.
Të gjitha në një shiqim:
- Lehtë i tretshëm
- Që nga lindja
- * GOS: fibra të rëndësishme, ashtu sikurse edhe gjinden tek qumështi i nënës.
- ME banane
- Normalizon jashtqitjen
- Për tu pirë ose për tu ngrënë
- Pa gluten
- Përmbajtja: 300 g
Vini re mirë udhëzimin për përdorim gjatë përgatitjes së ushqimit për bebe.
Përgatitja jo korrekte ose ruajtja e shishes së përgatitur për një periudhë të gjatë mund të çojë në probleme shëndetësore përmes rritjes së mikroorganizmave të padëshirueshëm.
Përgatitëni ushqimin të freskët para çdo kohe kur fëmiu juaj duhet të ushqehet dhe ushqeni atë menjëherë. Mbetjet ushqimore mos i ripërdorni.
Para se të përgatitni ushqimin shishen, thithësen dhe rrethin pastroni mirë.
Kujdes: Ftoheni shishen në temperatur për pirje (37°C) ndryshe fëmiu juaj mund të pësoj djegie në gojë!
Si ushqim në shishe: Vloni ujin e pijës e më pas lëreni të ftohet deri në 70°C (ose ngroheni ujin për bebe të Humana në 70°C). Sasinë e duhur të pluhurit si dhe gjysmën e sasisë së duhur të ujit e hedhni në shishe, mbylleni shishen dhe tundeni fort. Kujdes: Ruani duart nga shishja e nxehtë duke përdorur një leckë. Pas tundjes hudheni dhe pjesën tjetër të ujit në shishe dhe tundeni përsëri mirë.
Për ta ftohur ushqimin në temperatur për pirje futeni shishen me ushqim në një enë të mbushur me ujë të ftohët ose hapeni rubinetën dhe lëreni shishen të qëndrojë (afro 5-7 min.) nën ujë. Pastaj tundeni përsëri shishen e më pas kontrolloni me kujdes temperaturen e ushqimit. Për këtë ushqim përdoreni thithësen për pure (nga NIP).
Sigurohuni që fëmiju juaj mos të qëndroj në afërsinë tuaj gjatë përgatitjes së ushqimit (Rrezik djegie nga spërkatja)
Përgatitja si pure: vlojeni ujin e pijes dhe lëreni deri afërsisht në 50°C të ftohet ose ngroheni në 50°C ujin për bebe nga Humana.
Sasinë e duhur të pluhurit hidheni në një enë, ujin e vluar e të ftohur hidheni në enë dhe përzieni deri sa masa të arrijë trashësine që ju dëshironi.
Forma e përgatitjes | Uj (ml) | Lugë matëse | Ushqim i ngatshëm për ngrënje |
Përgatitja e ushqimit për shishe (14,5 %) | 120 | 4 | 130 ml |
150 | 5 | 170 ml | |
180 | 6 | 200 ml | |
210 | 7 | 230 ml | |
Pure (30%) | 150 | 14 | 215 g |
Ju lutem përdoreni thithësen për shishe të dedikuar për pure (nga NIP).
Ju lutem përdorëni lugën matëse e cila gjindet në paketim. Luga zë afro 4,8 g pluhur.