HA 2
HA 2 nga Humana është qumësht pasues për fëmijët me rrezik të shtuar të alergjisë, i përshtatur për nevojat në rritje ushqyese të fëmijës tuaj në gjysmëvjetorin e dytë të lindjes. Qumështi pasues mund të përdoret si vazhdim i ushqimit me gji oser mbas çdo ushqimi tjeter HA.
Të gjithat në një shiqim:
- Mbas muajit 6
- Me proteina të hidroizoluara – proteinat përbërëse të qumështit janë të ndara.
- * GOS
- Acide ydyrore Omega-3
- Pa gluten
- Pa amidon (niseshte)
- Përmbajtja 500g – 2 çeska nga 250 g (500 g japin afërsisht 18 Shishe nga 200 ml ose 3,5 l).
* GOS = Galakto-Oligosaccharide

Vini re mirë udhëzimin për përdorim gjatë përgatitjes së ushqimit për bebe.
Përgatitja jo korrekte ose ruajtja e shishes së përgatitur për një periudhë të gjatë mund të çojë në probleme shëndetësore përmes rritjes së mikroorganizmave të padëshirueshëm.
Përgatitëni ushqimin të freskët para çdo kohe kur fëmiu juaj duhet të ushqehet dhe ushqeni atë menjëherë. Mbetjet ushqimore mos i ripërdorni.
Shishen, thithësen dhe rrethin pastroni mirë. Ushqimet e qumështit mos i ngrohni në mikrovalë (rrezik për djegje). Mbylleni çeskën me kujdes pas marrjes nga produkti, futeni në një vend të ftohët e të thatë dhe konsumoni brenda 3 javësh.
1.Të vlohet sasia e duhur e ujit dhe lëreni të ftohet në 50° C (ose ngrohni "Humana Baby-Wasser" Humana uj bebesh në 50° C).
2. Pothuajse gjysmën e sasisë së nevoitur të ujit mbusheni në një shishe të pastër.
3. Lugën matëse të Humana mbusheni dhe dhe me një thikë (anën e pa mprehtë) largojeni atë që është e tepërt dhe këtë sasi mbusheni në shishe.
4. Shishen mbylleni dhe menjëherë tundeni fuqishëm. Pjesën tjetër të ujit hudheni në shishe dhe tundeni edhe një herë fuqishëm.
5. Thithësen shtrëngoni dhe përmbajtjen ftoheni deri në temperatur të pirjes (afër 37°) të kontrollohet në dorë si në figurë
Çdo fëmijë është unik. Shumat e treguara të pierjes janë vetëm udhëzime dhe mund të ndryshojnë në mes individëve. Fëmijët pijnë mbas muajit të 6 mesatarisht 200 ml, 2 deri në 3 herë në ditë.
Uj |
Luga matëse |
Ushqim i gatshëm për pirje (ml) |
150 | 5 | 170 |
180 | 6 | 200 |
210 | 7 | 230 |
Ju lutemi përdoreni vetëm lugën matëse e cila gjendet në çdo paketim të qumështit! (Luga matëse zë afërsisht 4,6 g qumësht pluhur.)
… për ushqim të fëmijës
gjidhënja është ushqimi ideal për foshnjën tuaj në gjashtë mujorin e parë. Sikurse ç ´do ushqim pasues ashtu edhe Qumështi pasues 2 i Humana nuk duhet të zëvendësohet me qumështin e gjirit në gjashtë mujorin e parë, mirëpo ai duhet të përdorët për femiun tuaj mbas muajit të gjashtë dhe jo si ushqim i vetëm. Rritja zhvillimi dhe nevojat individuale të fëmiut tuaj mundë të bëjnë që ushqimet pasuese të përdoren si ushqime të përziera edhe para kohës së rekomanduar për përdorimin e Qumështit 2, mirëpo gjithësesi së pari duhët të konsulltoheni me pediatrin e fëmiut tuaj.
... Për shëndetin e dhëmbëve të foshnjës
Mos e lejoni fëmijën tuaj të përdorë shishen si një biberon apo të thithë vazhdimisht. Sikurse qumështi i gjirit, përmbajnë edhe ushqimet për foshnja karbohidratet (p.sh. laktozë), e cila në kontakt të vazhdueshëm me dhëmbët shkakton prishjen e dhëmbëve përmes kariesit, si dhe dëme të cilat pasojnë më vonë. Përdorimi i shishesh nuk duhet të zgjasë më shumë se ushqimi me gji i fëmiut.