Foshnjet e lindura para kohe
Afër 10% të foshnjave lindin para mbarimit të javës së 37. Në javët e para foshnjet e lindura para kohës ushqehen përmes sondës ose me qumështin e nënës i cili nxirret përmes pumpës ose me ushqime speciale për fëmijët prematurë.
Humana ofron për më shumë se 45 vjet ushqimin për fëmijët prematurë i cili i është përshtatur organismit të ndjehshëm të fëmijëve prematurë si dhe peshës së vogël të tyre.
Ngaqë tek fëmijët prematurë veshkat janë ende të pa formuara mirë, ata kanë më shumë nevojë për lëngje. Për zbrazjen e substancave urinore nevoitet më shumë ujë se tek foshnjet e lindura në kohën e paraparë.
Një arsye tjetër është edhe sipërfaqja trupore krahasuar me peshën trupore është shumë më e madhe se tek fëmijët më të mëdhenj dhe kjo ka si pasojë humbjen e madhe të ujit përmes lëkurës. Prandaj dhuroni fëmiut tuaj shpesh sasi të vogla që të pijë.
Kjo varet nga zhvillimi i fëmiut prematur. Më pas fëmiu ushqehet përmes aparaturës së spitalit me qumësht të gjirit ose me ushqim special për fëmijët prematurë. Mbas lëshimit nga spitali fëmiu i lindur para kohës mund të ushqehet me qumësht të cilin e keni hequr me pumpë nga gjiri ose me ushqim special për fëmijët prematurë, kjo varet nga pesha të cilën e fiton fëmiu si dhe zhvillimit të tijë. Konsultohuni me pediatrin për kohen egzakte të ndërrimit të qumështit. Si pasues i ushqimit special për fëmijët prematurë është qumështi fillestar PRE nga Humana. Ky ushqim është për nga përbërja pothuajse i njejtë me qumështin e nënës.
Në rast të paraqitjes së alergjive tek fëmiu juaj, ju duhet ta përdorni Humana HA PRE, pas konsultimit me pediatrin. Në rast të intolerancës së qumështit të lopës, keni Humana SL në dispozicion.
Neve ju rekomandojmë që ndërrimet e qumështit gjithmonë ti bëni pas konsultimit me pediatrin tuaj.
Saktësisht s´mund të përgjigjet askush në këtë pytje. Sikurse fëmijët të cilët nuk kan lindur para kohe ashtu edhe fëmijët prematurë kanë probleme të natyrave të ndryshme si dhe mundësi të ndryshme për ti zgjidhur ato.